Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Debate të ashpra për tragjedinë e Potamit, Balla-Dumës: Një idiot që u flak nga policia, u rikthye…

Debate të ashpra për tragjedinë e Potamit, Balla-Dumës:

Tragjedia e Potamit, ku mbeti vimktimë një 7- vjeçare e cila kishte ardhur me pushime nga Anglia me familjen e saj, ka sjellë sërish debate të ashpra në Kuvend gjatë seancës së sotme.

Për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tragjedia e Himarës nuk do të kishte marrë të gjithë atë revoltë nëse autori nuk do të ishte një punonjës policie.

Nga foltorja e Kuvendit duke iu përgjigjur akuzave të deputetes demokrate Grida Duma për sigurinë detare, Balla e lidhi këtë ngjarje me rëndësinë e reformës në drejtësi. Ai kujtoi se polici që përplasi me skaf të voglën duke i marrë jetën, ishte larguar nga strukturat e policisë dhe më pas ishte rikthyer nga një prokuror përmes pazarit.

“Marr shkas t’i kthej përgjigje edhe një kolege tjetër që përmendi ngjarjen e Himarës. Asnjë në këtë sallë të paktën nga të majtët, nuk e ka harruar ngjarjen tragjike të Himarës, ku një vogëlushe humbi jetën. Për çdo qytetar ndjenja e madhe e revoltës ishte fakti kush e kreu aksidentin. E kreu një punonjës policie. Në fakt të vetmit që kishin reagimin më njerëzor ishin familjarët e vogëlushes. Natyrshëm për atë lloj tragjedie as atë ditë dhe as edhe sot unë personalisht e besoj, nuk gjej dot të jap një ngushëllim. Një element duhet sjellë në vëmendje sot dhe që ka të bëjë me një fakt që ky personi që kreu atë aksident nuk duhet të ishte në atë pozicion. Strukturat e kishin flakur nga policia dhe pastaj u shfaq një prokuror nga ekipi i KCK që këtë person e riktheu në polici. Prandaj unë mendoj që kur flasim, kur marrim përsipër të bëjmë edhe gjyqtarin edhe prokurorin, duhet ti marrim faktet një për një.

Ky është rasti që të kuptojmë se sa e rëndësishme paska qenë reforma. Një idiot që flaket nga polica gjen një idiot tjetër në sistem të drejtësisë, bëjë pazarin dhe natyrshëm që kemi raste të tilla të revoltës. Nuk do të kishte ajo ngjarje këtë revoltë të madhe nëse nuk do të ishte punonjës policie ai që e kreu. Prokurori që kishte kthyer këtë personin e ka fshirë vettingu”, tha Balla.

Gjatë fjalës së tij, socialisti nuk la pa përmendur sërish goditjen e politikanëve të lartë të korruptuar, duke iu referuar Sali Berishës.

“Do të te gjë e duhur që BE të ecë sa më shpejt në këtë drejtim. Vendet që synojnë të anëtarësohen duhet t’i tregojnë me gisht ata persona dhe rasti më flagrant është ai i ish-kryeministrit të vendit”, tha Balla.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore