
Dashnor Zoga akuzon mjekun për vdekjen e gruas, reagon doktori: Ai është me probleme, pi raki
Bashkëshorti i një 47-vjeçare që ka ndërruar jetë 10 ditë pasi e ka vizituar te kardiologu në Fier, ka hedhur akuza të forta ndaj mjekut për neglizhencë. Dashnor Zoga ka thënë se gruaja e tij ishte për urgjencë, por mjeku Viktor Gjini e ka sorollatur.
Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me Zogën në emisionin “Shqipëria Live”, ka ndërhyrë me një lidhje telefonike vetë mjeku.
Viktor Gjini i ka hedhur poshtë akuzat e Dashnor Zogës, duke thënë se ai po gënjen.
“Desha të shpreh keqardhje e të ngushëlloj zotërinë. Është ngjarje e rëndë. Aty u thanë gjysmë të vërteta. Unë do t’i bëj thirrje prokurorisë që ta shqyrtojë çështjen. Gruaja e tij nuk ka qenë pacientja ime. Ajo ka dalë me dëshirën e saj nga spitali, dhe e kemi me firmë”, tha mjeku.
Gjini shtoi gjithashtu se e ndjera nuk ka qenë për urgjencë. “Problemi i madh është se ajo nuk ishte urgjencë. Kam kontaktuar me mjekun e familjes, më 12 janar ka marrë rekomandimin për të ardhur te ne më 16 janar. Pra ka pak ditë diferencë. Pasi erdhi dhe u vizitua te ne, ka shkuar në shtëpi. E që nga ajo ditë nuk ka shkuar te mjeku i familjes për ndonjë problem. Nuk ka qenë në një situatë urgjence”, tha Gjini.
I pyetur se kush e mban përgjegjësinë për vdekjen e saj, mjeku tha: “Përgjegjësinë e mban sëmundja. Ajo nuk është e para dhe nuk do të jetë e fundit. Ju keni parë sportistë të rinj që vdesin në fushë, janë sëmundjet e tilla”.
Më pas ai hodhi edhe akuza të forta ndaj Dashnorit, duke thënë se është njeri me probleme.
“I ati i tij më tha: ‘Më vjen keq, djali im ka dalë nga rruga e Perëndisë. Pi raki nuk e di çfarë bën’. Është një person me psikozë alkooliste. Ka probleme të mëdha ekonomike. Ky person është lehtësisht i manipulueshëm”, tha Viktori.


Lajm i fundit/ Fidel Ylli zgjidhet president i Komitetit Olimpik shqiptar
Historia e plotë >

Plagosën policin në Berat, jepet masa e sigurisë për tre vëllezërit
Historia e plotë >




Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i një patronazhisti: Ja se si mblidheshin të dhënat ...
Historia e plotë >
Politikanët dhe këshilltarët që iu "prenë kokat"/ Nga kontratat korrupti...
Historia e plotë >
BE do të dërgojë mbi 600,000 doza vaksinash Pzifer në Ballkanin Perëndimor

Lufta ndaj COVID/ Mjeku Tritan Kalo bën thirrjen e fortë: Njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë që...

Jeni vaksinuar me Pfizer? Mund të jetë e nevojshme të merrni një dozë të tretë
Zgjedhje 2021




