Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dalin pamjet/ U vra duke ngrënë, ja momenti i ekzekutimit të shqiptarit në Brazil, si e ndoqi autori

Dalin pamjet/ U vra duke ngrënë, ja momenti i ekzekutimit të

Mediat braziliane kanë publikuar pamjet nga ekzutimi i shqiptarit Ilir Zelka në São Paulo dy ditë më parë.

47-vjeçari u ekzekutua teksa ishte ulur në një restorant për të ngrënë mëngjesin. Në video shihet qartë autori i krimit, një burrë i veshur me të kuqe, ndërsa sillet disa herë rrotull restorantit.

Autori e qëllon nga jashtë xhamit 47-vjeçarin shqiptar, i cili pasi merr plumbin e parë tenton që të çohet dhe t’u shmanget plumbave por rrëzohet përtokë pa ndjenja.

Atentati ka shkaktuar panik tek kamerierët, të cilët pas largimit të autorit, i janë afruar shqiptarit duke i dhënë ndihmën e parë

Zelka ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që mori, ndërsa sipas autoriteteve u qëllua me 4 plumba. Shqiptari jetonte prej më shumë se dy javësh në një hotel luksoz, ndërsa raportohet se kishte një biznes në Çeki.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore