Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dalin pamjet/ Gruaja me "shtëpi bari" në Shkodër! Si i zbuloi policia shkallët sekrete, që të çonin tek laboratori i drogës

Dalin pamjet/ Gruaja me "shtëpi bari" në Shkodër! Si i

 

SHKODËR - Një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, sipas metodës me llamba, është zbuluar këtë të premte në Shkodër.

Pamjet e treguara nga policia tregojnë se çifti i bashkëshortëve shfrytëzonte një bordrum për rritjen e kanabisit, ndërsa hyrja ishte kamufluar me disa shkallë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Jeran”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, u arrestua Mariana Vuksanaj, banuese në fshatin Jeran, si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, Gjovalin Vuksanaj, 55 vjeç.


Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 139 kg lëndë bimore e dyshuar kanabisi, 132 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike, baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike dhe 1 automjet. Gjithashtu, gjatë operacionit, në këtë banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. /Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore