
Dalin pamjet e rënda/ I riu komplet i zhveshur hidhet nga ura në Tiranë, thyen gjymtyrët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një i ri i zhveshur komplet, është hedhur nga një urë në zonën e Institutit.
Sipas Policisë i riu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe është transportuar drejt spitalit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dëshmitarët në vendngjarje thonë se i riu ka pasur thyerje në gjymtyrët e tij, ndërkohë që ndihma e parë i është dhënë nga vetë ata. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Me datë 23.12.2020, rreth orës 12:30; dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit, shtetasi P.S., 30 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.







Eksperti i gjuhës së trupit: Politikania shqiptare me zërin më seksi…
Historia e plotë >

As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...
Aktualitet




