Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dalin FOTOT/ Kush ishte 19-vjeçarja që u vra me plumb në kokë nga i dashuri në Greqi

Dalin FOTOT/ Kush ishte 19-vjeçarja që u vra me plumb në

Një ngjarje tragjike tronditi Greqinë dhe vendin tonë këtë të shtunë, ku 25- vjeçari Qamil Taja vrau me armë bashkëjetuesen e tij.

Xhelozia ishte shkaku që shtyu 25 vjeçarin që të ekzekutonte Krisjana Brakajn në Pire të Atikës gjatë orëve të para të mëngjesit.

Foto e saj janë bërë publike, ndërsa në një prej postimeve të saj në rrjete sociale shkruhej “Pavarësisht se sa shumë të lëndojnë ata përreth teje, sigurohu që të mos ta vjedhin buzëqeshjen”.

Ndërsa në profilin e saj shkruhej: E vërteta që shqetëson, vlen më shumë se një gënjeshtër që është e përshtatshme!

Sipas policisë greke, autori qëlloi mbi viktimën disa herë me pistoletë, plumbat e së cilës e kapën 19-vjeçaren në kokë dhe gjoks.

Në vazhdim i riu u dorëzua në rajonin e policisë në Pire, ku edhe u tha policëve se vrau për xhelozi bashkëjetuesen e tij.

Policia theksoi se ai ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj viktimës. Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut. Pikërisht brenda banesës së tyre u gjet edhe trupi i viktimës.

Dalin FOTOT/ Kush ishte 19-vjeçarja që u vra me plumb në

Dalin FOTOT/ Kush ishte 19-vjeçarja që u vra me plumb në

Dalin FOTOT/ Kush ishte 19-vjeçarja që u vra me plumb në

Dalin FOTOT/ Kush ishte 19-vjeçarja që u vra me plumb në

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore