
Dalin FOTOT/ Babë e bir u rrëmbyen nga uji në Shkodër, ja momenti kur gjenden trupat e pajetë (Video)
Dy personat që shikoni në foton e mëposhtme, janë viktimat fatkeqe që la pas moti i keq në Malësinë e Madhe. Pjetër Rushaj së bashku me djalin e tij të mitur, Jason, u morën nga rrjedha e lumit teksa udhëtonin me makinën e tyre.
Për shkak të rrymës së madhe, ata nuk kanë mundur të dalin duke humbur kështu jetën tragjikisht. Në makinë me ta ishte edhe vajza e Pjetër Rushajt e cila ka mundur të dalë e gjallë.
Trupat e Pjetër dhe Jason Rushajt janë gjetur në Bogë, pas më shumë se 15 orësh kërkime. Për kërkimin e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët bënë të mundur gjetjen e trupave të pajetë.
Ndërkohë situata në Shkodër, vijon të mbetet e rëndë për shkak të përmbytjeve në disa zona.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




