Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

"Covid drejt zhdukjes, tenderat po shtohen"/ Ministria e Çuçit ndan 102 milionë lekë për maska dhe materiale pastrimi

"Covid drejt zhdukjes, tenderat po shtohen"/ Ministria e

Vazhdojnë shpenzimet e shfrenuara të tenderave për të blerë sapunë duarsh, dezinfektantë, maska e materiale të tjera. Ndërsa virusi Covid po zhduket dhe rastet e infektimeve po shkojnë drejt uljes, tenderat e ministrive nuk po ndalen, por po zmadhohen.

Ministria e Brendshme nëpërmjet Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara ka hapur tenderin me fond limit 102 milionë lekë të vjetra dhe për 2 vite.

Objekti i kontratës është “Blerje materiale të ndryshme për pastrim, e ndarë në 3 lote, përfshirë artikujt kundër COVID-19. Ministria e Brendhshme me këtë tender parashikon si "orakull' që Covid në Shqipëri të zgjasë edhe për dy vite të tjera.

Në tender, sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta "Shqip",  thuhet se ministria kërkon blerjen e materialeve të ndryshme për pastrim, i ndarë në 3 Lote, përfshirë artikujt kundër COVID-19.

Ndërsa në Lotin 3 është e përcaktuar  “Blerje materiale të nevojshme për mbrojtjen personale". 

I tillë është edhe ky tender e cili të bën të qeshësh ku një shumë e madhe prej 102 milionë lekësh ndahet për 3 kompani ku paratë do merren nga xhepat e shqiptarëve.

Edhe pse kanë konkuruar 13 kompani dhe nuk ka patuar ankesa, ku vetëm 3 prej tyre janë shpallur fituese. Duket se “EGIAN MED” SHPK, “FEDOS” SHPK, “EURO MED” SHPK janë të preferuarit e ministrisë së brendshme pëderisa ajo e ka ndarë tenderin në 3 pjesë që asnjë pale të mos i mbetet “hatri”

Kompanitë fituese dhe shuma:

1) “EGIAN MED” SHPK - Vlera: 5,699,150 (pesë milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e pesëdhjetë) lekë (pa TVSH);
2) “FEDOS” SHPK - Vlera: 5,902,000 (pesë milion e nëntëqind e dy mijë) lekë (pa TVSH);
3) “EURO MED” SHPK- Vlera: 5,959,500 (pesë milion e nëntëqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e pesëqind) lekë (pa TVSH)

"Covid drejt zhdukjes, tenderat po shtohen"/ Ministria e

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore