
Covid-i i merr jetën mjekut nga Puka, e bija: Për mua ishte tragjedi e dyfishtë, nuk humba vetëm babanë por... (FOTO)
Hysni Shkjau është një ndër heronjtë e bluzave të bardha që sakrifikoi jetën e tij duke u shërbyer me përkushtim pacientëve. Mjeku pneumolog nga Puka, edhe pasi doli në pension punoi në spital në krye të detyrës e sidomos në këtë kohë pandemie.
Vajza e tij, Ermira Bushi, ishte sot e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku tha se nuk ka humbur një baba por edhe një koleg, pasi edhe ajo ka ndjekur rrugën e të atit.
“Unë nuk humba vetëm një baba, por edhe një koleg sepse edhe unë jam mjeke pneumologe. Babanë e kam takuar një muaj para se të sëmurej, më njoftoi se nuk ndihej mirë, një ditë para ai ka qenë në punë, gjatë gjithë pandemisë ai ka qenë në një vend jashtë zonës së qytetit”, tha ajo.
Duke thënë se për të ishte një tragjedi e dyfishtë, Ermira tha se si realizoi dëshirën e babait dhe ndoqi hapat e tij në mjekësi.
“Kam ndjekur rrugën e babit, edhe unë jam pneumologe. Babi donte të bënte një fëmijë mjek, dhe duke qenë se e adhuroja babin, ndoqa hapat e tij. Jam fëmija i madh i familjes dhe lidhja me babin ishte shumë e fortë. Unë jetoj në Tiranë dhe takimet tona ishin vetëm për festa”, tha ajo.
Bushi shtoi se pavarësisht moshës dhe gjatë gjithë kohës së pandemisë, ai bentë një orë rrugë për të shkuar në punë dhe një orë për t’u kthyer në shtëpi.
“Si baba duhet t’i kisha thënë që të qëndronte në shtëpi, por si mjek duhet të japim kontributin tonë. Babi më ka thënë që të punojmë me përkushtim, të jemi të qetë dhe të kuptojmë hallin e të tjerëve”, përfundoi ajo.

Zgjedhjet/ Gazment Bardhi zbulon se ku do të kandidojë Lulzim Basha
Historia e plotë >
E rëndë/ 17-vjeçarja i jep fund jetës duke pirë fostoksinë
Historia e plotë >



Aksident i rëndë në Pukë/ Bie nga ura me motor, humb jetën 50-vjeçari
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Përhapja e Covid-19 nga muzika, studimi amerikan: S’ka risk të lartë nëse respektohen masat

20 pacientë në terapi intensive, si paraqitet situata në dy spitalet Covid

Nis puna për ndërtimin e spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme, Manastirliu: Përfundon brenda 2021-it
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
