Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Covid drejt zhdukjes/ Sa raste aktive ka në gjithë Shqipërinë, Shkodra qarku me më shumë të infektuar

Covid drejt zhdukjes/ Sa raste aktive ka në gjithë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një person i prekur me koronavirus, ndërsa nga 2915 testime kanë rezultuar të infektuar 11 persona.

Në qarkun e Kukësit, koronavirusi thuajse është zhdukur, pasi ka vetëm 1 të infektuar. Në Vlorë janë vetëm 2 raste aktive, ndërsa në Dibër 3.

Në total, në gjithë vendin kemi 177 raste aktive me covid. Qarku me më shumë të infektuar është Shkodra, me 57 raste, e ndjekur nga Tirana me 43 raste.

Situata në spitale

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë. 

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        11

Të shëruar në 24 orë      22

Të shtruar në spitale      22

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,915

Testime totale            751,831

Raste pozitive             132,437

Raste të shëruara        129,807

Raste Aktive                  177

Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       57

Tiranë          43

Berat             23

Elbasan        15

Lezhë           12

Korçë           7

Durrës          5

Gjirokastër    5

Fier                4

Dibër             3

Vlorë              2

Kukës           1

Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore