Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Covid-19 i merr jetën babait të ish-deputetit të PS-së

Covid-19 i merr jetën babait të ish-deputetit të PS-së

Covid-19 i ka marrë jetën babait të ish-deputetit socialist Eduart Ndocaj. Raportohet se Mark Ndocaj 73-vjeç ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë ku po kurohej për Covid-19.

Gjendja e tij së fundmi ishte përkeqësuar ndjeshëm dhe nuk ka mundur të shpëtojë. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur në rrjetet sociale nga ish-deputeti Eduart Ndocaj.

Postimi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj:

Miq, dashamirës dhe të afërm!

Me dhembje dhe pikëllim të madh njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim Mark Gjin Ndocaj!

Pritjet dhe organizimi i ceremonisë mortore fillojnë që nesër pas orës 12:00 dhe bëhen pranë shtëpisë në Manati, Lezhë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore