Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Covid-19 / Gratë shtatzëna të infektuara me virusin rrezikojnë të lindin në ambulancë

Covid-19 / Gratë shtatzëna të infektuara me virusin

Nuk është trillim, por në këtë periudhë pandemie, histori të paimagjinueshme po ndodhin në Tiranë. Një grua rrezikoi të lindte fëmijën në ambulancë si pasojë e sorollatjes nga një spital në tjetrin.

Një tjetër pacient që ishte në urgjencë për tu operuar, rezultoi pozitiv me covid e pas operimit u shtrua në spitalin infektiv ku fatkeqësisht humbi jetën. Kështu po ndodh në këtë kohë kur e gjithë forca e punës në sektorin shëndetësor është përqëndruar në dy spitalet Covid.

Pandemia po merr përmasa të frikshme duke prekur pothuajse të gjitha shërbimet shëndetësore. Dëshmi të tilla dëgjon rëndom në këtë periudhë pasi me urdhër të ministrisë së shëndetësisë asnjë pacient me Covid nuk duhet të trajtohet askund vecse në spitalet e dedikuara për këtë sëmundje.

"Me urdhër të ministres Manastirliu ne jemi të detyruar ti bëjmë tamponin cdo pacienti me shenja dyshuese të virusit dhe në rast se del pozitiv çdo.pacient dërgohet në spitalin infektiv ose "Shefqet Ndroqi", thonë burimet për gazetën "Shqip".

Ndonëse është propozuar që çdo spital të ofrojë trajtim, pacientët detyrohen të sorollaten nga një spital në tjetrin nê pritje të marrjes së shërbimit. Burimet i thanë gazetës "Shqip" se për çdo patologji sëmundje, pacientët e prekur nga covid trajtohen në spitalet e dedikuara për ta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore