Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Chelsea dhe Manchester United ndahen në paqe, City vijon i pashqetësuar rrugën drejt titullit

Chelsea dhe Manchester United ndahen në paqe, City vijon i

Chelsea dhe Manchester United janë ndarë në paqe 0-0 në takimin e radhës përballë njëri-tjetrit në Premier League.

Ndonëse një ndeshje e shumë luftuar dhe e shumëpritur nga tifozët e lojës më të dashur me top, ky takim përfundoi me rrjeta të paprekura.

Ekipet lanë pak hapësira në fushën e lojë dhe rastet për shënim ishin të pakta, por duhet theksuar se të dyja vinin të lodhura pas përballjeve në që kishin në mesjavë në arenën ndërkombëtare.

Ky barazim, megjithatë nuk i shërben asnjë prej ekipeve, duke bërë që Manchester City të vijojë i pashqetësuar rrugën drejt titullit kampion të Premier League.

Me këtë barazim skuadra e Solskjaerit e thelloi në -12 pikë diferencën nga kryesuesit e Sitit, teksa kjo ishte baraspesha e 3-të në 5 ndeshjet e fundit për “Djajtë e Kuq”.

Ndërkohë në pozita aspak komode ndodhet Çelsi, i cili ndodhet i pozicionuar në vendin e 5-të me 44 pikë në 24 ndeshje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore