Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ceremonia e 30-vjetorit të FRESSH/ Rama ftesë të rinjve të merren me politikë: Do hani dynjanë, nëse nuk...

Ceremonia e 30-vjetorit të FRESSH/ Rama ftesë të rinjve të

Tiranë- Edi Rama gjatë takimit të mbajtur për 30-vjetorin e krijimit të FRESSH, mbajti përballë të rinjve një leksion të gjatë filozofie mbi politikën.

Rama u shpreh se megjithëse politika mund të duket si e papëlqyer në këto kohë, duke i kategorizuar të gjithë politikanët njësoj, u shpreh se ajo është e domosdoshme për sigurinë dhe për mbarëvajtjen e jetës shoqërore.

Sipas kryeministrit jeta pa politikën do të ishte si trupi pa shpirtin dhe ndaj i ftoi të rinjtë të mos e neglizhojnë atë, pasi nëse ata nuk merren politikë, politika do të merret me ta.

“Aq sa më shumë të merreni me politik aq më e mirë bëhet politika, sa më shumë t’i rrini larg, aq më shumë do hani dynjanë për shkak të politikës”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama

“Fjala politikë ka hyrë në rrugën e fjalëve të pista, edhe politikanët janë kthyer në një personazhe të urryer në zhgarvinat e metrosë aty ku “friends-at” hyjnë e dalin pa leje, me imazhe dhe tinguj që shfaqen dhe zhduken në ekranin e iphonit, ku politika shkelet me këmbë vazhdimisht. Në një nga analizat më të hershme të politikës, politika lidhet drejtpërdrejtë me krijimin e të mirës. Platoni me këtë botkuptim shpjegon dhe mitin e Prometeut, ku Zeusi ngarkoi dy vëllezër Prometeun dhe Epimeteun, që të përhapnin mes krijesave të gjalla fuqitë e mbijetesës.

Për këtë Epimeteu, ai që i shikon gjerat pasi ndodhin, iu shpërndau krijesave thonjtë, dhëmbët, forcën, por la pas dore njerëzit, të cilët mbetën në mëshirën e kafshëve. Aty hyri në loj Prometeu, i cili i sheh gjërat pasi ato ndodhin. Prometeu i vodhi Efestit dhe Athinas  zjarrin dhe dijen dhe ua dha njerëzve që mund t’i rrezistonin sulmeve të krijesave të tjera, por prapësëprapë njerëzit mbetën të përçarë dhe të dobët përballë krijesave të tjera.

Kjo vjen sipas Platonit për shkak se ata nuk njihnin artin e politikës. Por zgjidhja erdhi përmes Zeuesit, i cili i dha njerëzve dy ndjenja, ndjenjën e turpit dhe ndjenjën e drejtësisë dhe kështu u hap rruga e krijimit të qyteteve dhe bashkimit të njerëyve, ku lindi dhe politika.

Ju që keni ardhur sot këtu me siguri që e dëgjoni shpesh fjalën politik. E dëgjoni si refuzim për të mos u marrë me politik apo mos të folur fare për politik. Nuk dua t’ia shoh bojën, nuk merrem me politik, politikanët janë njësoj etj, etj… Po çfarë është politika, vetë politika vjen nga fjala polis që do të thotë qytet dhe konsiderohej në atë kohë si përmasa natyrale e njeriut e vetmja që mund të organizohet jeta shoqërore.

Siç do të ishte njeriu pa shpirtin ashtu do të ishin dhe njerëzit pa politikën. Pëprara se politika të lindte njerëzit nuk jepnin dhe nuk merrnin me njëri tjetrin. Politika i përmbledh të gjitha veprimet që duhen zgjidhur, në një klasë, në një komunitet në një vend, në një rajon dhe në të gjithë botën

Vetëm duke luftuar për një të mirë të përbashkët unë mund të fitoja lirinë krijuese. Më vonë unë lexova se sensi i politikës është liria. Politika si profesion, institucionet, zgjedhjet janë vetëm kurorëzim i zgjedhjeve . Politika nuk është ai proces, politika e ka zanafillën tek ëndrrat tek nevojat tek qytetarët. Aq më shumë sa më shumë të merren të rinjtë me politik aq më e mirë bëhet politika, sa më shumë t’i rrini larg aq më shumë do hani dynjanë për shkak të politikës”, tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore