Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Bylykbashi: Kuvendi i 11 dhjetorit mund të shkarkojë Lulzim Bashën

Bylykbashi: Kuvendi i 11 dhjetorit mund të shkarkojë Lulzim

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi nuk përjashtoi mundësinë që Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor të shkarkojë Lulzim Bashën si kryetar i Partisë Demokratike.

Duke folur në emisionin Politiko në Top News, Bylykbashi tha se nëse ekziston shumica, ekziston edhe mundësia e shkarkimit të Bashës. Ai tha se çdo kuvend tjetër i thirrur nga Basha pas kësaj vendimmarrje të mundshme është nul.

“Më pas nuk ka Kuvend të thirrur, po le të themi që do ta bëjë ai (Lulzim Basha) atë Kuvendin e tij, që do t’i thërrasë me call center. Nëse shumica e anëtarëve është te data 11 dhe marrin vendime të mëdha, nuk i ndryshon dot Basha”, u shpreh ai.

Bylykbashi u shpreh se një nga pikat e axhendës së përcaktuar për 11 dhjetorin.

“Një nga pikat që ka axhenda e përcaktuar në atë kërkesë është analiza e punës së kryetarit. kuvendi mblidhet dhe ka të drejta që ta shkarkoj”, u shpreh ai.

Sipas Bylykbashit, pas marrëveshjes së 17 majit 2017 me Edi Ramën, Lulzim Basha spastroi grupin parlamentar të PD-së nga emrat që i perceptonte si kundërshtarë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore