Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

‘Bushati u shkarkua për Detin’/ Kreshnik Spahiu: Ja shteti që rrëzoi marrëveshjen e 2009, nuk ishte Turqia

‘Bushati u shkarkua për Detin’/ Kreshnik Spahiu: Ja shteti

Sipas Kreshnik Spahiut, në rrëzimin e marrëveshjes së Detit në 2009 nga Gjykata Kushtetuese ka ndikuar SHBA dhe jo Turqia.

Spahiu deklaroi në një lidhje me studion e OPEN se Bushati u shkarkua nga Rama pikërisht për avancimin që bëri në marrëveshjen e Detit, ndërsa Basha “është graduar nga Berisha si kandidat për kryeministër”.

Kemi dy marrëveshje për Detin të rrëzuara, Basha-Bokajanis, Bushati-Kotzias. Por ndryshimi ështe se nëse Berisha e ka bërë Bashën kandidat për kryeministër, Rama e ka shkarkuar Ditmir Bushatin. Një nga arsyet që Rama e ka shkarkuar Bushatin është avancimi që bëri për çështjen e Detit, drekat, darkat dhe buzuqet.

Ndikimi i Turqisë ishte zero. Ka ndikuar vetëm SHBA në rrëzimin e marrëveshjes. Isha pjesë e sistemit të drejtësisë. Greqia ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë. Politikanët shqiptarë e përdorin Erdoganin për të marrë votat e myslimanëve.”, deklaroi Kreshnik Spahiu.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore