Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Burri iu vetëvar me çarçaf në burg, gruaja e Bilbil Hasanit kërkon drejtësi, avokati: Po e vrasin për herë të dytë

Burri iu vetëvar me çarçaf në burg, gruaja e Bilbil

Mirjeta Hasani, bashkëshortja e Bilbil Hasanit, i cili u vetëvra në burgun 313, ka nisur betejën ligjore me drejtësinë. Ky i fundit ndodhej në burg, i akuzuar për vjedhjen e 1200 lekëve.

Në Durrës ka nisur seanca gjyqësore, ndërsa prokuroria e ka vendosur mosfillim hetimi, por bashkëshortja nuk është tërhequr, duke apeluar vendimin. Avokati i Mirjeta Hsanit nëpërmjet një deklarate pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se është rivrarë për së dyti shtetasi Bilbil Hsani, pasi prokurori dhe gjykatësi i çështjes kanë vendosur mbylljen e çështjes.

Avokati mbrojtës tha se do të denoncojë pranë autoriteteve prokurorin e çështjes Afrim Shehu dhe gjykatësin Petraq Curi për vendimin e dhënë.

43-vjeçari nga Kukësi i ka dha fund jetës në burgun “313” në dhjetor të 2019. Bilbil Hasani, u gjet i varur me çarçaf në banjat e burgut në Tiranë nga rojet e katit. Ai gjendej në sektorin e paraburgimi dhe kishte gati një vit që priste vendimin e dënimit për një akuzë vjedhjeje. Thuhet se bëhet fjalë për 1200 lekë që mendohet se ai i kishte vjedhur në një urban, por ajo që dihet është se është arrestuar dhe është mbajtur në masën e sigurisë burg pa afat.

Por familjarër e Hasanit janë vënë lëvizje duke kërkuar rihapjen e procesit. Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Prokurorinë të  rëgjistroje procedimin penal  për  “shpërdorimi detyre” për stafin e paraburgimit 313  në lidhje  vetëvrasjen e Bilbil  Hasanit. 

Prokuroria kishte vendosur mosfillim të procedimit për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes”. Pas ankimit që iu bë në gjykatë nga familjarët e Hasanit,  gjyqtari Sokol Pasho ka vendosur të prishë këtë vendim duke urdhëruar  të regjistrohet çështja peale për “shpërdorim detyre” për stafin e 313.

Në vendim gjyqtari  arsyeton se prokuroria duhet te kishte analizuar të gjitha ligjshmërite e veprimeve te përfaqësuesve te institucionit të vuajtes së dënimit 313 ne lidhje me këtë shtetas,  i cili rezulton se vuante edhe nga sëmundje të shëndetit mendor, ndërkohe që rezulton se ndaj Hasanit nga ky institucion ishte marrë një masë disiplinore “për përjashtimin e veprimtarive te përbashkëta”. 

Viktima Bilbil Hasani ka lënë pas tre fëmijë, të cilët po përballen me kushte të rënda ekonomike pasi  nuk kanë përfituar pension pasi babai i tyre nuk ka qenë  i siguruar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore