Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Burri i gocës nuk do k**va në shtëpi”/ Esmeralda zbulon si e nxori halla jashtë dhe braktisi të birin: E putha dhe i bëra një foto

“Burri i gocës nuk do k**va në shtëpi”/ Esmeralda

Esmeralda Kamena ishte ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, për të treguar historinë e saj, se si vendosi që të braktiste djalin e saj 3-ditësh te një familje rome.

Gjatë një lidhje “Skype” nga Gjermania, ajo tha se ka qenë 18 vjeçe kur mori vesh se ishte shtatzënë dhe se nuk e dinte kush është babai i foshnjës, pasi e kanë përdhunuar 5 vetë në Greqi.

Pastaj ajo është kthyer në Shqipëri, ku ka jetuar rrugëve dhe ka fjetur në shkallët e pallateve. Esmeralda tregon se djalin e ka lindur në Shkodër pasi po kërkonte shtëpi, se kishte një punë.

“E kam lindur në Shkodër djalin pasi po kërkoja një shtëpi, se kisha gjetur një punë. Linda djalin dhe nuk kisha ku të qëndroja. Ika sërish te halla ime. Dy ditë e mbajtën e më thanë që të shkoj të punoj se çfarë do hajë djali. Shkova për të punuar dhe më pas më thanë hajde te shinat e trenit dhe aty e gjeta hallën me djalin.

“Burri i gocës time nuk do kurva në shtëpi. E mora çunin dhe nuk dija ku të shkoja. Ishte shumë ftohtë, kisha frikë se çuni do më vdiste nga i ftohti. Mora në telefon një shok që i thashë se doja të më ndihmonte”, tha ajo.

Shoku e ka dërguar te Elvira dhe Elezi, të cilët kanë edhe dy vajza, por që donin shumë një djalë. “Ajo u kujdes si një nënë për djalin tim. Nuk i thashë se do braktisja djalin, pasi kisha frikë mos nuk e pranonte djalin. Kur ika i bëra një foto, të cilën e kam edhe sot. E putha dhe ika”, rrëfen ajo.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore