
"Burrat shqiptarë që janë në emigrim vijnë lënë gratë shtatzënë e ikin"/ Gjinekologia bëhet virale në rrjet me deklaratën e saj
Gjinekologia Enriketa Kroi, është shprehur se pas viteve ’90 në vendin tonë është shtuar migracioni.
Në një intervistë kroi tha se burrat e martuar takohen me gratë njëherë në muaj, i lënë shtatzënë e më pas ikin sërish.
“Ka shumë çifte që bashkëshorti është jashtë, vajza këtu, takohen njëherë në muaj, vajza ngel shtatzënë, burri rikthehet sërish atje. Këto raste janë shtuar shumë. Gjinia mashkullore ka emigruar shumë”- tha ajo.
Ndersa Sociologia Entela Binjaku tha se në vendin tonë është rritur shumë numri i divorceve dhe martesave të pakta.
Ajo tha se meshkujt e shtyjnë martesën për shkak të kushteve ekonomike, ndërsa vajzat për shkak të qasjes që kanë ndaj arsimimit.
“Sot ka një diferencë të madhe mes burrit dhe gruas në martesë. Meshkujt martohen më të vjetër ndërsa femrat më të reja dhe hendeku i moshës ka ardhur në rritje.
Numri i martesave është më i pakët ndër vite. Mendoj se shqetësimi duhet të jetë sepse çiftet po shkojnë drejt divorceve. Meshkujt e shtyjnë martesën me sigurinë ekonomike, ndërsa gratë e lidhin me arsimimin. Kjo ka bërë që shumë gratë të shtyjnë martesën”- tha ai.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte
Aktualitet




