
“Burgu i marsit shkatërroi jetën ekonomike”, regjisori i njohur: Vetëm Enveri ka bërë...
Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë lajmëroi për kufizimet e reja që janë marrë për festat e fundvitit, për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Ogerta Manastirliu deklaroi një ditë më parë se do të ketë orar kufizues nga ora 20:30 deri në orën 06:00, për një periudhë të caktuar kohore.
Duke filluar nga data 24 Dhjetor deri më 4 Janar, kufizohet lëvizja e qytetarëve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve.
Regjisori i njohur, Kastriot Çipi, ka treguar se është kundër këtyre kufizimeve dhe madje do të shkojë në kishë ditën e Krishtlindjes.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Çipi tha se “shumë shtete e aplikojnë shtetrrethimin, e shumë vende jo”.
“Të ndalohet të dalësh nga shtëpia, të dalësh me makinë apo biçikletë. Normale do të ishte se për shkak të festave të fundviti, të hiqeshin këto orare. Unë po them të lirojnë njerëzit të lëvizin”, tha regjisori.
Sipas tij, “burgu që nisi në mars” shkatërroi jetën ekonomike të shoqërisë si dhe gjendjen psikologjike.
“Kur nisi burgu në mars, kishte të drejtë të dilte 1 pjesëtar familje. Asnjë vend i botës nuk e ka bërë këtë. Shkatërruan jetën ekonomike të shoqërisë si dhe gjendjen psikologjike. Hajde mbyllim dyqanet dhe restorantet, por pse mos të shkoj unë në Kishë, pse të ndërpresësh marrëdhënien e njeriut me Zotin, vetëm Enveri e ka bërë këtë gjë. Pse nuk duhet të shkoj te motra ime që t’i uroj festat”, tha Çipi, i cili ka qenë kundër të gjitha masave që ka marrë qeveria për frenimin e përhapjes së Covid-19.


Lajm i fundit/ Fidel Ylli zgjidhet president i Komitetit Olimpik shqiptar
Historia e plotë >

Plagosën policin në Berat, jepet masa e sigurisë për tre vëllezërit
Historia e plotë >




Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i një patronazhisti: Ja se si mblidheshin të dhënat ...
Historia e plotë >
Politikanët dhe këshilltarët që iu "prenë kokat"/ Nga kontratat korrupti...
Historia e plotë >
BE do të dërgojë mbi 600,000 doza vaksinash Pzifer në Ballkanin Perëndimor

Lufta ndaj COVID/ Mjeku Tritan Kalo bën thirrjen e fortë: Njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë që...

Jeni vaksinuar me Pfizer? Mund të jetë e nevojshme të merrni një dozë të tretë
Zgjedhje 2021




