
Burg për memet? Rama reagon sërish: Unë argëtohem vetë me to, do rishikohet
Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe një herë rreth lajmit që bëri bujë ditën e sotme, se do të dënohen deri me një 1 vit burg ata që prodhojnë dhe shpërndajnë meme në rrjetet sociale.
I ftuar në “Politik On”, Rama theksoi se në mënyrë absolute nuk do të ketë një ligj kundër satirës, ndërsa shtoi se edhe ai vetë argëtohet me memet.
Kreu i qeverisë shtoi se ndryshimet e propozuara në Kodin Penal nuk janë përfundimtare dhe do të rishikohet për të shmangur interpretimet e tilla.
“Unë jam një njeri që më pëlqen të argëtohem me meme-t, por jam dhe një shijues i humorit vizual. Kam dëshirë që Bujar Kapexhiu të ekspozojë të gjitha karikaturat për mua në sallën e ekspozitave në kryeministri. Nuk bëhet fjalë për një projekt, por material i shkruar nga një grup pune që po punon për Kodin e ri Penal. Ajo nuk lidhet me meme-t, satira nuk mund të censurohet, bëhet fjalë për montazhe. Qëllimi nuk ka qenë për t’u marrë me memet dhe as që të jetë një nen që mund të jetë eksplicit që të kalojë me dakordësinë time. Fakti që të gjithë janë vënë në alarm dhe e lexojnë ashtu, është i mjaftueshëm për ta parë në proces. Nuk është përfundimtar, dikush e ka nxjerrë, por nuk bëhet fjalë për një kërcënim”, tha Rama.



Ngjarje e rëndë! Vetëvritet me armë një grua, policia jep detaje
Historia e plotë >





Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kur Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës” në...
Historia e plotë >
Fiaskoja e vaksinimit në Europë
Historia e plotë >
Edhe Kosova izolon Shqipërinë: Pa kryer tamponin nuk e kalon kufirin

“Covid-19 nuk njeh moshë”/ Mjeku Kalo zbulon çfarë po ndodh në spitalin Infektiv

Kërkesat e mjekëve për rritjen e pagave, nesër firmoset marrëveshja me Manastirliun
Biznes


Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >

