
Burg për korrupsion me peshk dhe iPhone/ Ish-zëvendësministrja flet pas lirimit nga qelia: Histori që as nuk e mbaja mend
Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, ka rrëfyer së fundmi përjetimet personale në lidhje me dënimin e saj nga Apeli i GJKKO-së me 10 muaj burg për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Voda e burgosur dhe e akuzuar për korrupsion u shpreh se në momentin që iu komunikua akuza më 13 korrik 2021, ishte e habitur pasi ajo nuk e mbante mend bisedën e bërë me Majlinda Hasanin, në lidhje me punësimin në administratën publike të Florida Beut.
Sipas saj biseda ishte e parëndësishme për të dhe ajo nuk del në asnjë përgjim që ka marrë përfitime me qëllim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
“Në momentin kur jam njoftuar për masën e sigurisë ka qenë 13 korrik 2021. Kisha 1 vit që isha liruar nga detyra. Kisha filluar jetën time profesionale, punoja si konsulente në një projekt. Në momentin që m’u komunikua masa e sigurisë ka qenë një habi e madhe një paqartësi e madhe një gjendje shoku. Kur kam lexuar vendimin e gjykatës flitej për një histori që as nuk e mbaja mend. Flitej për një histori që në memorien time ka qenë e parëndësishme dhe nuk lidhej as me marrjen e përfitimeve as me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.
Së pari dua të sqaroj se komunikimet kanë qenë të dy personave të tjerë. Në asnjë moment, në 22 muaj hetime, nuk ka asnjë komunikim ku të dëgjohet zëri im, apo ndonjë një përgjim timin ku unë të shprehem për marrje dhe dhënie përfitimesh.
Dy personat e tjerë janë nga Durrësi, unë jam një vajzë nga Durrësi. Majlinda ka qenë avokate e vjetër në Durrës, ka qenë avokatja ku unë kam kryer stazhin, praktikën time profesionale. Njohja ka qenë e hershme që në vitin 2003”, tha Voda.


Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >

EMRI/ Lëvizte me pistoletë me vete, kapet 38-vjeçari në Himarë
Historia e plotë >


“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Erdogan, njeriu që ka dominuar politikën turke, drejt dekadës së tretë n...
Historia e plotë >
‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet


Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >