Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Bujqësia në vend-numëro"/ Erjon Braçe në 'Zona Zero': Ja pse nuk i eksportojmë dot produktet tona në vendet e BE

"Bujqësia në vend-numëro"/ Erjon Braçe në

Erjon Braçe ishte i ftuar në “Zona Zero” në Top News pasditen e sotme për të folur për problematikat e bujqësisë.

Braçe u shpreh se bujqësia ka mbetur në vend numëro dhe se duhej mbështetur produkti final.

“Bujqësia ka marrë rol të jashtëzakonshëm, vetëm në Shqipëri nuk e kuptojnë. Bujqësia është e mbështetur në cikle prodhimi. Ajo ka mbetur në vend numëro. Duhet mbështetur produkti final. Mazhoranca duhet të marrë rol të rëndësishëm në ndërtimin e politikave ekonomike dhe fiskale. Ai grupi parlamentar duhet të marrë rol në zonat rurale.

 Nuk është krim që një grup deputetësh brenda mazhorancësh të kërkojnë më shumë para për të mbështetur prodhimin bujqësor dhe blegtoral. Nuk është faj, nuk i bën dëm mazhorancës debati. Ne kemi probleme tregtimi, jo prodhimi.

Nuk eksportojmë dot pataten se mungon certifikimi, produktet tona nga analizat rezultojnë se janë super produkte, por nuk i eksportojmë dot në vendet evropiane,” tha Braçe.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore