Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Britania nisi “fshesën”/ Shqiptarët gjejnë zgjidhjen për të mos u dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar

Britania nisi “fshesën”/ Shqiptarët gjejnë zgjidhjen

Mbretëria e Bashkuar duket se nuk do të bëjë mbrapa në vendimin për të kthyer mbrapsht të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë hyrë në vend ilegalisht.

Teksa marrëveshja ka nisur të zbatohet, mediat e huaja raportohet se emigrantët po u ofrojnë deri në 3000 paund disa personave, për t’u deklaruar si garantorë të tyre, në mënyrë që të mos përfundojnë në burg.

Garantuesit po reklamojnë në platformat e mediave sociale si Tik-tok dhe Facebook, duke u ofruar migrantëve një adresë në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata të mund të marrin lirimin me kusht dhe t’i shpëtojnë paraburgimit. Emigrantët duhet të ofrojnë dëshmi të një adrese legjitime në Britani përpara se të lirohen me kusht imigracioni.

Sipas Daily Telegraph, raportohet se garantuesit po ofrojnë gjithashtu përmes faqes së tyre në Tiktok, heqjen e etiketave elektronike të shqiptarëve që përdoren për të parandaluar arratisjen e emigrantëve pasi të lirohen në komunitet.

Mashtrimi vjen pasi Home Office po përpiqet të përshpejtojë dëbimin e mijëra shqiptarëve që kaluan Kanalin vitin e kaluar. Shqiptarët përbënin rreth një të tretën e 47,755 emigrantëve që arritën me gomone në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar.

Një përkthyes shqiptar në Londër, i cili punon për avokatë të ndryshëm të imigracionit, tha se kishte “shumë” emigrantë që kërkonin të dilnin nga qendrat e paraburgimit.

“Ky po bëhet një biznes në rritje. Gjykatat nuk pyesin fare se çfarë marrëdhënie ka personi që aplikon për lirim me dorëzanin”- tha përkthyesi, i cili kërkoi të mos përmendet.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore