Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Brenda javës vodhi rreth 3 mijë euro, familja që e punësoi e denoncoi/ Si i ngriti ‘grackë’ policia pastrueses Elida Kodra në Tiranë

Brenda javës vodhi rreth 3 mijë euro, familja që e punësoi e

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me arrestimin e një pastrueseje në Tiranë, e cila akuzohet se ka vjedhur në banesën ku ishte punësuar. Mësohet se Elida Kodra, 60 vjeçe, ishte punësuar si pastruese në banesën e shtetasit me inicialet Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”.

Pronarët e banesës gjatë javës së fundit kanë konstatuar se mungonte një shumë lekësh dhe janë drejtuar në polici ku kanë bërë dhe denoncimin. Pasi kanë referuar dyshimet e tyre që binin mbi pastruesen, policia ka monitoruar 60-vjeçaren, për ta kapur në ‘grackë’.

Familja e vjedhur pohoi se në banesën e tyre mungonte një shumë prej 2000 eurosh, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj. Ndërkohë, gjatë kontrollit nga ana e punonjësve të komisariatit nr.2 në Tiranë, në çantën e 60-vjeçares u gjet një sasi lekësh, konkretisht 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore