Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Breaking/ Gjikondi: Ne nuk mund të presim që Meta të marrë pistoletën e të vrasë, për herën e dytë...

Breaking/ Gjikondi: Ne nuk mund të presim që Meta të marrë

Brisida Gjikondi e ftuar në studion e “Breaking” ka deklaruar se presidenti Ilir Meta nuk përfaqëson unitetin e popullit dhe se me deklarata e tij gjatë zgjedhje ka bërë thirrje për luftë.

“Presidenca Nishani ka më shumë vlera, e kam menduar shumë kohë këtë. Që zoti Ilir Meta e ka degraduar rolin e tij si presidentit i Republikës, do të veçoja Moisiun, Nishanin dhe Meidanin si president. Mendoj se jemi në një rast që nuk është se u çmend mazhoranca”, tha Gjikondi në Breaking.

Përfaqësuesja e shoqërisë civile la të nënkuptojë se mazhoranca socialiste nuk e ka luksin që për herë të dytë të mos votojë për shkarkimin e presidentit Meta, pasi kjo do të ishte dëmshme.

“Presidenti është një post që përfaqëson unitetin kombëtar, Meta me qëndrimet e tij ka bërë thirrje për luftë, sulmet ndaj kryeministrit, apo vajtja e tij në godinën e FRD-së. Gjatë gjithë kohës ka qenë i ashpër në qëndrimet e tij. Mendoj se Meta nuk është më figura elitare e kombit nuk e meriton atë pozicion dhe meriton të shkarkohet. Nuk mund të presim që ai të bëjë vrasje e të shkarkohet”, tha Gjikondi, si përgjigje ndaj qëndrimit të Nishanit se Meta nuk ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese për t'u shkarkuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore