Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Breaking”/ Baçi: Përjashtimi i Berishës, vendim i vonuar dhe i hidhur i Bashës, nuk do të ketë përçarje në PD

“Breaking”/ Baçi: Përjashtimi i Berishës, vendim i

Analisti i njohur Agim Baçi në emisionin “Breaking” në Top News e ka cilësuar si të vonuar vendimin e marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha, për përjashtimin e liderit historik të PD-së.

Sipas tij, Basha duhet ta kishte marrë këtë vendim që në vitin 2017, kur e mori drejtimin e PD-së. Në këtë kontekst, Baçi thekson se ky vendim është i vonuar, por edhe i hidhur njëherësh.

“Largimi nga grupi i PD-së duhet ta kishte bërë Berisha vetë, se një lider, një burrë shteti e di shumë mirë se çfarë është SHBA. Nuk mund ta lejonte pasardhësin e tij të marrë një vendim të tillë. E një burrë shteti kështu sillet, mund të deklaronte se unë i ngrij marrëdhëniet me PD-së deri sa të zgjidhen këto probleme me qëllim që të lejonte PD-në të ecte përpara. Ndjej keqardhje si për qëndrimin e zoti Berisha dhe të zoti Basha. Vendimi është i drejtë dhe PD-ja, nuk e shikoj drejt përçarjes, e nuk është nevoja që të një gjë të tillë. Të paktën kemi ngjarje dhe jo heshtje. Kemi një PD që do të shkojë drejt një procesi që do të qartësojë këtë”, deklaroi Baçi.

Ai e cilësoi si paradoksale qëndrimin e Berishës gjatë këtyre tetë viteve në raport me Bashën, duke heshtur dhe reagoi vetëm atëherë kur iu prekën interesat personale.

“Paradoksale, Berisha ka heshtur për 8 vite që ka drejtuar Basha dhe ka vepruar. Përderisa i ka pëlqyer një gjë e tillë ka heshtur.  Berisha nuk reagon për tetë vjet për ato çfarë ndodh dhe reagoi vetëm në momentin kur preket interesi personal, kjo është paradoksale për një lider që pretendon se i njeh marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Nuk them dhe nuk jam dakord me mënyrën se si rrjedhin ngjarjet, Berisha nuk lejoi që PD të ecte përpara”, theksoi Baçi.

Ai shtoi se “përgjegjësinë që e ka mbajtur Berishën si lider është Basha, çdonjëri që do të ishte zgjedhur do ta largonte që nga viti 2017. Ai deklaroi se Berisha mund të kandidojë ku të dojë ai, kaq mbështetës i madh ka qenë. Ne akuzojmë zotin Basha se pse nuk ka marrë vendime më përpara, duke e lënë Berishën si lider. Duke marrë këtë vendim, Berisha reagoi kur u prekën interesat personale, e kjo nuk është sjellje e një lideri, duhej të distancohej dhe të lejonte PD-në të ecte përpara. Tani kemi një  Lulzim Basha pa hije përballë Berishës dhe Ramës, është në çastin e tij politik për të treguar veten se është lider”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore