Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Braktisi partinë e Metës dhe u bashkua me PS, Agron Çela zyrtarisht me socialistët, Rama ndan fotot nga takimi

Braktisi partinë e Metës dhe u bashkua me PS, Agron Çela

Deputeti Agron Çela i është bashkuar zyrtarisht Partisë Socialiste. Sot pasdite ai ishte në Kryeministri ku zhvilloi një takim me Ramën dhe ministren Elisa Spiropali.

Edhe vetë kreu i qeverisë e ka konfirmuar një gjë të tillë, ku në rrjete sociale ka postuar disa foto nga takimi me Agron Çelën.

Postimi i Edi Ramës:

SHKODRA NA BASHKON – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Braktisi partinë e Metës dhe u bashkua me PS, Agron Çela

Prej disa ditësh, Agron Çelaj përflitej për largimin e tij nga Partia e Lirisë dhe bashkimit të Partisë Socialiste.

Në rrjete sociale u publikua një foto e Çelës krah Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Shkodra, ku kjo e fundit është drejtuese politike e qarkut për Partinë Socialiste.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore