Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Braktisi djalin tek Elvira/ Dy nënat flasin për herë të parë pas 11-vitesh: Ajo ka vuajtur si unë...

Braktisi djalin tek Elvira/ Dy nënat flasin për herë të

Në vitin 2010, Esmeralda Kamena vendosi që të braktiste djalin e saj 3-ditësh pasi nuk kishte mundësi që ta rriste vetë. Me ndihmën e një shoku, ajo gjeti për djalin një familje që ta linte.

Familja rome, Elvira dhe Elezi, e mbajtën djalin dhe e rritën me shumë sakrifica. Edhe pse kanë dy vajza, çifti asnjëherë nuk e ndau djalin prej tyre.

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” kanë folur për herë të parë pas 11-vitesh nëna biologjike, Esmeralda Kamena dhe nëna që e rriti, Elvira. Kjo e fundit i tha Esmeraldës se do të jetë për të “si një nënë e dytë”.

“Ajo ka vuajtur si unë. Do e kisha mbajtur djalin nëse ajo do të më tregonte të vërtetën. Ajo e ka nënën e saj në Itali, por unë për Esmeraldën jam si nënë e dytë”, tha Elvira.

Ajo shtoi Esmeralda mund të shkojë kur të dojë që ta takojë djalin dhe se do të kujdeset për të siç ka bërë deri tani.

Esmeralda i thotë që t’ia bëjë hallall dhe se në asnjë moment nuk do ia marrë djalin. “Nëse Elvira thotë hajde e merre se unë nuk kam takat që ta rris, atëherë mund ta marr. Nëse ajo nuk do që të ma japë, unë nuk ja marr, pasi djali njeh atë për nënë. Por unë dua t’i them Elvirës që të mos shkëpusë kontaktet me mua, të di se si është djali”, tha ajo.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore