Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Braçe 'vë në gjumë' Bashën: Nuk ka patentë që prej 2016-s, njësoj siç kur vrau në Bulevard...

Braçe 'vë në gjumë' Bashën: Nuk ka

Zëvendëskryeministri Erion Braçe pretendon se kryetari i PD, Lulzim Basha nuk ka patentë që prej vitit 2016.

Duke marrë shkas nga një foto e publikuar nga bashkëshortja e Bashës, ku kryedemokrati shfaqet pa rrip në timon, Braçe shkruan se Basha është politikan pa karakter.

Braçe shkruan se Basha po bën të njëjtën gjë siç ka bërë kur "vrau në Bulevard e i doli babi për zot vrasjeve, njësoj siç kur shkeli çdo ligj të mundshëm në Rrugën e Kombit e zgjodhi dhimbjen e barkut si arsye, njësoj siç kur nënshkroi marrëveshje antikushtetuese për detin e tha se e bëri për integrimin por me territor më pak"

Braçe i ka bërë montazh fotos së Bashës, ndërsa ka replikuar me qytetarët që i shkruanin se "nuk e kap ligji, pasi është mbi 190 cm i gjatë". Me ironi, komentuesit i shkruanin zv.kryeministrit se as këtë të fundit nuk e kap ligji për mbajtjen e rripit të sigurimit.

"Nuk është çështje rripi por ligji!  Drejtësie dhe barazie! Lylzim Basha nuk ka patentë, jo thjesht rrip.  I ka skaduar ne dhjetor 2016 dhe prej asaj date është pa patentë, qarkullon në shkelje të ligjit pa një të tille; librat e shtetit dëshmojnë këtë.

Nga gjiza e byrektores se PD, që u përhap këtu 24 orë, kuptova që; Lylzim Basha është po i njëjti politikan pa karakter që kurrë nuk merr përgjegjësi për vete, për ty jo e jo!

Këtë herë në vend të merrte përgjegjësi u fsheh pas gjatësisë së tij e gjatësisë sime.

Njësoj siç kur vrau në Bulevard e i doli babi për zot vrasjeve, njësoj siç kur shkeli çdo ligj të mundshëm në Rrugën e Kombit e zgjodhi dhimbjen e barkut si arsye, njësoj siç kur nënshkroi marrëveshje antikushtetuese për detin e tha se e bëri për integrimin por me territor më pak!

Një burrë merr përgjegjësi, kërkon ndjesë, jep dorëheqje dhe i dorëzohet drejtësisë!

Nuk ka më të poshtër se një politikan pa karakter, që nuk mban përgjegjësi e të shet me të parë! Burrë lind, nuk bëhesh; nuk ka lidhje me gjatësinë por me karakterin", shkruan Braçe, ndërsa i ka bërë montazh fotos, duke vënë në gjumë kryedemokratin. /Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore