Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Erion Braçe denoncon IUTE Credit: Po grabit shqiptarët, me mashtrime!

Erion Braçe denoncon IUTE Credit: Po grabit shqiptarët, me

Institucionet financiare të borxhit në Shqipëri janë kthyer në një kamxhik për qytetarët. Abuzimi më i fundit është denoncuar nga zv.kryeministri Erion Braçe, ku kompania e borxheve IUTE Credit i ka bllokuar rrogën dhe i kërkon dyfishin e borxhit të marrë një të riu, që është edhe student.

Ka qenë vetë studenti që ka dërguar një mesazh tek zv.kryeministri, ku tregon edhe hallin e tij. Ai thotë se ka marrë një kredi në vitin 2019 tek IUTE Credit, por për shkak se e zuri covidi, nuk mundi të paguante këstet nga janari deri në maj.

Për këtë arsye kredia kaloi në përmbarim dhe tani i kërkojnë dyfishin e borxhit, si dhe i kanë bllokuar rrogën.

“Për 3-4 muaj likuidime të papaguara, tani më kërkojnë edhe 3 milionë të tjera, ose më bllokojnë rrogën, të vetmin burim që kam”, shkruan student.

Zv.kryeministri shkruan se këto borxhe janë kthyer në makth, ndërsa bëhen me kontrata të paqarta, e që në fund, qytetarët dhe bujqit i shquajnë si grabitje.

Braçe vë theksin edhe te nevoja e ngritjes së një agjencie publike për mbrojtjen e konsumatorëve, pasi momentalisht nuk ka asnjë institucion të ngarkuar për këtë.

"Jeni ndjerë të mashtruar dhe grabitur me borxh të shpejtë? Urdhëroni lexoni në foton e dyte; është mesazhi që mora sot nga një student që edhe punon. Ka marrë një borxh të shpejtë në një institucion financiar borxhi, jo bankë dhe borxhi po e mbyt! E zuri kriza e COVD në 2019-2020,  nuk mundi të vijonte pagesat e rregullta nga shtatori në janar, vunë në lëvizje përmbarimin, tani i kërkojnë dyfishin e borxhit të marre, i bllokojnë rrogën duke e zhytur në një gropë edhe më të thellë se ajo ku ishte kur mori një borxh te shpejte!.

Kush i mbron këta te rinj, studente? Askush! Janë nën kamxhikun e ashpër të këtyre institucioneve financiare të borxhit. Askush nuk e di sa shume janë! Po flas vetëm për këto institucione, në periferi të mbikëqyrjes financiare por te shtrira kudo në lagje qytetesh të mëdha, në qytete të vogla, madje deri nëpër fshatra. Janë kthyer në makth borxhet e tyre të shpejta, me kontrata të paqarta, të dyshimta e që ne fund qytetarët por edhe bujqit i shquajnë si grabitje! Duhen mbrojtur njerëzit, nuk mund të grabiten kështu! Deri tani, nuk ka asnjë institucion të qarte që mbron konsumatorin financiar nga këto institucione, nga këto borxhe dhe procedura që duken ai grabitje. Nuk ka as transparence, as qartësi! Duhet të ndertojmë një agjenci te re, publike, e cila te mbrojë konsumatorin nga borxhe te tilla, të dyshimta e jo të qarta, të institucioneve jo banka por edhe te bankave vetë! Duhet bërë tani para se rreshti i njerëzve nën këtë regjim borxhi të bëhet shumë shumë i gjate dhe fatalist!", shkruan Braçe.

Erion Braçe denoncon IUTE Credit: Po grabit shqiptarët, me

Mashtrimi kriminal i shoqërive të vogla kredidhënëse është denoncuar edhe nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë si dhe nga dhjetëra qytetarë që po terrorizohen dhe përndiqen vazhdimisht, përmes të gjitha mënyrave të komunimikimit.

"Me qindra qytetarë kanë marrë shkresa, ku në emër të ligjit shantazhohen me njoftime apo lajmërime me karakter mashtrues si është titulli “Njoftim për bllokimin në gjykatë të pagës së palës debitore”. Tipologjia e shprehjeve me karakter ekzekutues përmbarimor përdoret gjerë në këto shkresa, ku në pjesën dërrmuese nuk shënohet fare emri dhe mbiemri i dërguesit, nënshkrimi dhe adresa e tij. Shkresat pothuajse anonime mbështeten vetëm mbi akronime të shoqërive që nuk janë zyra përmbarimi.

Telefonatat dhe shkresat që dalin nga e njëjta skemë shoqërish të lidhura me njëra-tjetrën, përdorin emrin dhe atributet e përmbaruesit për të impresionuar dhe shantazhuar qytetarët e thjeshtë dhe për t’i bërë ata, viktima të borxheve dhe detyrimeve të paqena”, denonconte pak kohë më parë Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.

Duke menduar se kanë të bëjnë me shtetin, shumë qytetarë kanë rënë pre e kësaj skeme të mashtrimit publik, duke paguar borxhe ose detyrime financiare që nuk u përkasin, apo që nuk i korrespondojnë detyrimit real./Gazeta SHQIP

 

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore