Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Bozo kërkon minimumin jetik: Ta përcaktojmë dhe pension poshtë këtij minimumi të mos ketë

Bozo kërkon minimumin jetik: Ta përcaktojmë dhe pension

Luljeta Bozo thotë se informaliteti i lartë në ekonomi dëmton pensionistët, ndërsa vlerëson si emergjente përcaktimi i një minimumi jetik për të vendosur për pensionin minimal për pensionistët.

“Puna në të zezë është problem. Duhet të shihet legjislacioni që është në fuqi para 2015, të shohim që me këtë zhvillim dhe rritje ekonomike, që ka filluar, siç e kemi pasur këtë vit dhe vitin tjetër, që të ketë një mundësi për t’u rritur pensionet, përveç indeksimit që bëhet. Bonusi i vitit të ri është futur në buxhet dhe është i sigurt, por duhet që më parë të dimë sa është minimumi jetik. Duhet të përcaktojmë minimumin jetik dhe pastaj pension poshtë këtij minimumi nuk duhet të ketë”, tha ajo në një intervistë për Zona Zero.

Problematika tjetër që ngriti deputetja socialiste lidhet me rimbursimin e ilaçeve, cilësinë e tyre dhe me shërbimet sociale të munguara për pensionistët.

“Nëse në legjislacion ekziston që shërbimet për pensionistët të jenë falas, në praktikë nuk bëhet. Kjo duhet kontrolluar. Ilaçet për pensionistët duhet të jenë të gjitha të rimbursueshme. Të shtohet gama e ilaçeve dhe të kontrollohet cilësia e ilaçeve që hyjnë në Shqipëri, sepse ka ilaçe që nuk u bëjnë pensionistëve dhe detyrohen që të blejnë të tjera. Duhet të mundësojmë që çdo bashki që të krijojë mjedise në katet e para ku të zhvillohen aktivitete me pensionistët”, deklaroi Bozo.

Sipas deputetes, institucionet shtetërore duhet që të aktivizojnë me punësim dhe shpërblime të kënaqshme pensionistët që kanë përvojë dhe kontribute në fusha të caktuara.

“Pensionistët me kontribute, ne duhet që të shfrytëzojmë mendjen e tyre në fusha të ndryshme. Kanë përvojë dhe kjo përvojë duhet shfrytëzuar në maksimum dhe sigurisht duke i dhënë shpërblim. Privati i merr, por shteti jo”, deklaroi ajo.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore