Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina nga sot

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe

Vendimet e Bordit të Transparencës të datës 11 Gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran të datës 10.08.2022, ku benzina u rrit me + 23$/ton dhe Gazoili u rrit me + 45 $/ton nga data 08.08.2022

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

-Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 11 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në fillim i është përmbajtur me përpikëmëri, në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

Ministira e Financës ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik, se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore