
Bordi ndryshon çmimet e karburanteve! Ja sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimet e karburanteve.
Benzina do të tregtohet 8 lekë më pak, me 199 lekë/litri nga 207 lekë nga vendimi i datës 2 gusht.
Nafta do të tregtohet me 220 lekë për litër, nga 221 lekë që ishte më parë.
Gazi ka mbetur i pandryshuar në 81 lekë për litër.
Çmimi i naftës së papërpunuar në bursa, treguesi Brent, ka rënë së fundmi në rreth 94 dollarë për fuçi, duke arritur në nivelet e para sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pas të cilit, Brent arriti deri në 130 dollarë për fuçi.
Mos rënia e naftës në tregun vendas me të njëjtat ritme si treguesi Brent në bursat ndërkombëtare ka krijuar shqetësim te konsumatorët dhe shoqatat e biznesit, që kërkojnë transparencë dhe reflektim të çmimeve në tregun vendas./ Revista Monitor









Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Hasi, "Anglia e Vogël" që po zbrazet dita-ditës/ Qyteti shqiptar që do n...
Historia e plotë >
Rikthehen temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit online për klasat e para dhe të dhjeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit parasysh
Aktualitet




