Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Bordi i Transparencës drejt mbylljes? Balluku: E kemi në diskutim!Ja kujt i takon të marrë vendimin

Bordi i Transparencës drejt mbylljes? Balluku: E kemi në diskutim!Ja

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku është pyetur sot nëse po diskutohet mbyllja e Bordit të Transparencës së Çmimeve të Karburanteve.

Në një konferencë për mediat, Balluku pohoi se ka pasur diskutime lidhur me këtë çështje, por si vendim i takon Ministrisë së Financave.


Ajo shtoi se nga ana e qeverisë, një vendim i tillë është i mirëpritur, duke qenë se çmimi i karburanteve në bursë është stabilizuar.

“Bordi nuk ka synim të lehtësoj kostot, por transparencën. Bordi nuk vendos dhe as nuk e ul dhe as nuk e ngre çmimin. Por bën transparente metodologjinë. Se ka një bursë dhe përmes kësaj metodologjie vendoset çmimi tavan. Bursën nuk e lëviz as topi. Bordi mblidhet kur ka ndryshim çmimi.

Nuk e vendosim dot ne se kur mblidhet bordi. Duke qenë që çmimi është stabilizuar, kemi një diskutim për ndalimin e të funksionuarit. I përket Ministrisë së Financave dhe do jetë i mirëpritur si vendim. Shteti do të monitoroj edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues”, deklaroi Balluku.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore