
“Bordi i oligarkëve”/ Deputetja Tabaku: Duhet taksë shtesë për fitimet e kompanive të naftës
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në Prill nis grumbullimi i taksës së jashtëzakonshme të energjisë nga prodhuesit e mëdhenj, por në analizën e demokrates Jorida Tabaku të parët që duhet ti nënshtrohen këtij detyrimi janë kompanitë e hidrokarbureve, të cilët janë përfituesit më të mëdhenj nga rritja e çmimeve.
“Kompanitë e karburanteve kanë pasur të ardhura shtesë edhe si rezultat i vendosjes së çmimit nga bordi i qeverisë, që ne e kemi quajtur bordi i oligarkëve. Në gjykimin tim të gjitha këto të ardhura shtesë që kanë marre kompanitë e karburanteve duhet të kishin një mënyrë të veçantë taksimi që ti shkonte mbrapsht ekonomisë. Këto do kishin pasur mundësi të rrisin të ardhurat për qytetarët. Taksa e jashtëzakonshme nuk është diçka e mire kur përmendet, por kur behet për disa kategori biznesesh, ti eliminon çdo dyshim qe kjo është bërë për të sulmuar një sektor te veçantë.”- u shpreh Tabaku.
Në fundvit qeveria hapi thesin duke shpërndarë miliona euro vetëm pak muaj para zgjedhjeve. Zemërgjerësia e ekzekutivit në prag të betejës së 14 majit dhe mënyra e shpërndarjes së parave të së ashtuquajturës pako e madhe ka nxitur skeptizimin dhe akuzat e opozitës se qeveria po shpërndan para për vota.
“Sigurisht qe ekonomia dhe grupet e ndryshme te ndryshme sociale kishin nevoje te merrnin një mbështetje financiare. Më në fund qeveria e pranoi se ishte e nevojshme si rezultat i i inflacionit që të shpërndante atë që ka marrë me taksa të shtuara, por përdorimi i fondeve për qëllime elektorale, për grupe të veçanta sociale te cilat mund te jenë shumë të ndikueshëm apo të varfër është shqetësim që ngrihet nga ne si deputet apo nga përfaqësues qe monitorojnë procesin zgjedhor.”– tha Tabaku.
Deputetja demokrate nuk i kursen kritikat për daljet e përditshme te ministrave ne ekrane me histori suksesi, duke i konsideruar shfaqje tepruara jashtë realitetit ku ndodhet ekonomia sot.









Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të minimumit të ri historik (Shifra)

Çmimi i naftës merr "goditjen fatale", ulet sasia e prodhimit

Mot i paqëndrueshëm! Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë, e enjtja dhe e premtja sjellin ‘surpriza’
Aktualitet




