Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Bombola që shuajti familjen Gjoka/ Banorët: Vinin në Lezhë vetëm për hatër të prindërve të moshuar

Bombola që shuajti familjen Gjoka/ Banorët: Vinin në Lezhë

Zia ka pllakosur fshatin Gajush në Lezhë pas ndarjes nga jetë të 4 pjesëtarëve të familjes Gjoka.

Banorët e zonën kanë folur për familjen Gjoka duke treguar se ata ktheheshin në Lezhë vetëm për hatër të prindërve të moshuar të kryefamiljarit, Arben Gjokës.

“Ishin familje shume e edukuar. Ikën njëherë në Itali por u kthyen se kishin pleqtë, vetëm për ata u kthyen. Patën marrë një lokal në Velipojë dhe u ndodhi çfarë u ndodhi. Zoti u dhëntë paqe.”-ka thënë një banor për Report.

Dhimbja më e madhe duket se i atribuohet ndarjes nga jeta një ditë më parë të djalit të vogël të familjes, 12 vjeçarit Enriko.

“Sidomos kur dëgjova për djalin, më keq se aq nuk ka më. Është sikur të ketë ikur dhe gishti i vogël i dorës.”-tha një banor tjetër.

Bombola që shuajti familjen Gjoka/ Banorët: Vinin në Lezhë

Më datë 3 korrik Alketa me tre fëmijët shkuan për të hapur hotelin, por bombola e gazit shpërtheu aksidentalisht dhe të katër mbetën të plagosur rëndë. Edhe pse u dërguan për mjekim të specializuar në Itali ku jeton dhe kryefamiljari Arben Gjoka, fatkeqësisht nuk mundën t’i mbijetojnë plagëve të marra.

Të parat u ndanë nga jeta vajzat Daniela dhe Klarisa, 19 dhe 15 vjeç, trupat e të cilave prehen në Shqipëri, ndërsa nëna e tyre Alketa dhe vellai Enriko, 12 vjeçar u ndanë nga jeta më 16 dhe 20 shtator, trupat e të cilëve ndodhen ende në Itali.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore