Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Bombola e gazit i dogji dhomën ku qëndronte, 80-vjeçarja që jeton vetëm: Nuk pata frikë, fajin e kishte... (FOTO)

Bombola e gazit i dogji dhomën ku qëndronte, 80-vjeçarja

Shtëpia e një 80-vjeçare te Kodra e Shtufit në Gjirokastër, është djegur pas një pakujdesie të vetë zonjës. Sadete Sabija që pas vdekjes së bashkëshortit jeton vetëm. Ajo ka 19 vite që banon vetëm në shtëpi.

Ndërkohë si pasojë e zjarrit në banesë, ka vetëm dëme materiale, e fatmirësisht ajo nuk ka pësuar lëndime. 80-vjeçarja në momentin e ngjarjes ka mbuluar bombolën e gazit me çarçaf duke shmangur tragjedinë.

Bombola e gazit i dogji dhomën ku qëndronte, 80-vjeçarja

Sadete ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” për të treguar se si ndodhi e gjithë kjo.

“Jam mirë. Po ngrohesha te gazi dhe më bie dera. Më erdhi një për të më rregulluar telefonin. Kisha hedhur një rrobë te gjunjët dhe kur ika më ra në gaz. Mori flakë dhe nuk e pashë. Për dy minuta mori flakë dhe flaka bëri punën e saj. Erdhi zjarrfikësja. Më dogji një dhomë me tapet e me çdo gjë”, tha e moshuara.

Bombola e gazit i dogji dhomën ku qëndronte, 80-vjeçarja

80-vjeçarja tregoi se asnjëherë nuk ka patur probleme me bombolën e gazit, por rroba që ra në të bëri që të merrte flakë.

“E nxora jashtë gazin, që të mos shpërthente. Nuk pata frikë, u mundova të hidhja edhe ujë, por nuk më lejuan se jam në moshë.  Lajmëruan edhe zjarrfikësen dhe erdhi shumë shpejt. Dhomat e tjera janë bërë zi, duhet lyer”, tha ajo.

Bombola e gazit i dogji dhomën ku qëndronte, 80-vjeçarja

Bombola e gazit i dogji dhomën ku qëndronte, 80-vjeçarja

Bombola e gazit i dogji dhomën ku qëndronte, 80-vjeçarja

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore