Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Bombë e lyer me gjak dhe xhihadistë të kamufluar si gra, gazetari tregon tmerret në kampin Al-hol

Bombë e lyer me gjak dhe xhihadistë të kamufluar si gra, gazetari

Gazetari Julian Kasapi ka treguar në Open eksperiencën e tij të një viti më parë kur shkoi në brendësi të kampit sirian Al-Hol ku jetojnë shumë gra e fëmijë shqiptarë.

Ai tregoi kushtet katastrofike në të cilat jetojnë njerëzit atje dhe kërcënimet e ditëpërditshme me bomba apo xhihadistë.

“Gjendja e tyre nuk është e mirë, kushtet aty janë në zgrip të mbijetesës, aty nuk ka ujë, nuk ka kushte higjenike, në kamp ndodhin 2-3 vrasje në ditë. Para se të hyja në kamp u gjet një çantë bombë.

Aty vriteshin ushtarë, futeshin xhihadistë të veshur si gra e kryenin vrasje. Imagjinoni si është jetesa në ato kampe. Të gjithë fëmijët e nënat e tyre duhet të kujdeseshin për kaq shumë gjëra njëkohësisht. Aty janë rreth 80 mijë gra e fëmijë. Janë ndarë në dy seksione, seksioni i të huajve që janë të radikalizuarit. Çanta ishte e lyer me gjak dhe shkruhej: “Na prisni po vijmë për ju”. Shqiptarët jetojnë bashkë, shumica janë fëmijë. Askush nuk i mbron, mbrojnë njëri-tjetrin,” rrëfeu Julian Kasapi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore