Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Bllokimi i Rinasit, gazetari i njohur: Janë të sëmurë që presin të kurohen jashtë, arkivole që...

Bllokimi i Rinasit, gazetari i njohur: Janë të sëmurë

Kolaps total në aeroportin “Nënë Tereza”! Punëtorët e kompanisë së monitorimit të trafikut ajror “Albcontroll” kanë nënshkruar një dokument paaftësie së bashku me personat që duhet të kontrollojnë diçka të tillë.

Kjo grevë e kontrollorëve ka sjellë problem, pasi janë anuluar shumë fluturime, dhe pasagjerët janë në pritje të udhëtimeve të tyre.

Kjo temë u diskutua sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në studio ishte i ftuar gazetari, Bledi Mane. Sipas tij, volumi i punës në aeroporte ka rënë që në mars të vitit të kaluar, si pasojë e pandemisë së Covid-19.

“Ka më pak avionë që bëjnë tranzit. Edhe gazetarëve u është ulur rroga. Volumi i punës ka qenë më i ulët. Nuk po mbroj qeverinë. Ata duhej të ishin mbledhur së bashku, e duhej t‘ja kishin bërë një gjë të tillë Ramës. Duhej ti kishte thënë që do ulnin vetëm avionin me vaksinat Pfizer dhe më pas do linin punën”, tha Mane.

Bllokimi i Rinasit, gazetari i njohur: Janë të sëmurë

Sipas tij, e gjithë kjo është kokë e këmbë betejë politike, pasi rroga është ulur prej kohësh, mund ta bënin në një moment tjetër.

“Nuk ka të bëjë me shkresa, ti e çon çështjen në gjykatë administrative. Çfarë lidhje ka ambasada amerikane këtu? Është një institucion fitimprurës, ka të ardhura të frikshme. Nuk zgjidhet çështja me shkresa në media dhe në ambasada. Jemi në një kohë pandemie dhe gjendja është e jashtëzakonshme. Duhet solidaritet nga të gjitha anët. Janë arkivole që do vijnë për tu varrosur në Shqipëri. Janë të sëmurë që presin të kurohen jashtë”, tha gazetari i njohur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore