Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Bled Koka: Basha flet për Kastratin, por ai tërhoqi protestën e traut të Rrugës së Kombit

Bled Koka: Basha flet për Kastratin, por ai tërhoqi protestën e

Në përplasjen e fortë që u zhvillua sot në parlament mes kryeministrit dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha sulmoi në emër oligarkët, të cilët, sipas tij, marrin tendera nga Edi Rama.

Basha përmendi emrat e biznesmenëve Samir Mane dhe Shefqet Kastrati, ndërsa tha se se në Shqipëri është rritur vetëm importi i bananeve, nisur nga fakti se janë kapur disa ngarkesa me kokainë.

“Pse të ra heshtja kur në mbledhjen e kaluar të thanë se 30% e karburantit ishin kontrabandë. Të mori Baca Çet ty? Të mori Baca Çet ty? Të mori Samir Mane ty? Gjysma e Tiranës nuk e di nëse çet Kastrati është pronar apo administrator i parave të tua. Shikon vetëm importin e bananeve. Ai të është rritur. Bananet janë rritur, bravo!”, tha sot kryedemokrati.

Por nga emisioni “Zona Zero” në Top News, gazetari Bledian Koka tha se pavarësisht se i sulmon “oligarkët”, Basha është i lidhur vetë me ta.

Koka tha se kryetari i opozitës nga njëra anë flet për Kastratin, por nga ana tjetër la në mes protestën për traun në rrugën e Kombit.

"Lulzim Basha flet për Kastratin, por ai tërhoqi protesten e traut të rrugës së Kombit. Kam pasur një bisedë me Agron Shehajn dhe Këlliçin, të cilët u nisën në protestën për të hequr traun, Basha i mori në telefon dhe iu kërkoi që të tërhiqeshin, me pretendimin se do bënte një protestë tjetër. E vërteta e traut është ajo që dimë, trau është aty. Kur trash zërin Basha, unë e kujtoj këtë.”, tha Koka.

Edhe pse kryedemokrati u shfaq i ashpër në parlament ndaj biznesmenit Samir Mane, sipas gazetarit Koka, Lulzim Basha ishte në ditëlindjen e këtij të fundit.

"Basha nuk duhej të merrej me emrat, por me faktet. Vërtetë dëgjuam artikulimin për Samir manen apo Shefqet Kastratin, por unë mbaj mend se në vitin 2015, kur zoti Mane festoi ditëlindjen e tij në Turqi, një nga njerëzit që ishte aty ishte edhe Lulzim Basha", u shpreh gazetari./Gazeta SHQIP

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore