Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Bie kushti për lista të hapura? 3 deputetë të opozitës 'tradhtojnë' Murrizin dhe Hajdarin, votë pro reformës zgjedhore

Bie kushti për lista të hapura? 3 deputetë të opozitës

Pas ultimatumit të Gjermanisë për të votuar reformën zgjedhore, kanë reflektuar 3 deputetë nga opozita parlamentare, të cilët kanë deklaruar votën pro marrëveshjes së 5 majit. 

Me 77 deputetët që ka shumica socialiste në Kuvend dhe 3 të deklaruarit ditën e sotme, numri i votave pro reformës zgjedhore shkon në 80 duke qenë vetëm 4 vota larg miratimit.

Në një prononcim për gazetarët, deputeti Artur Roshi u shpreh se partia e tij do ta votojë marrëveshjen e arritur të datës 5 qershor mes mazhorancës dhe opozitës.

Ai tha se kjo është një marrëveshje për të integruar vendin në BE dhe Balli Kombëtar Demokrat nuk do të bëhet pengesë për një proces të tillë.

"Është në marrëveshje e mbështetur nga perëndimi dhe gjermanët. Nuk mbron interes e partive të vogla. Kjo është një marrëveshje që i duhet vendit në këtë momentet. Sa i përket prekjes së kushtetutës, sipas meje prandaj ndërhyrja nuk duhet të bëhet në mënyrë të njëanëshe.

Loja e kartonëve nuk na çon askund. Balli Kombëtar Demokrat është një parti që e ka kaluar procesin partiak dhe përfundimisht ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, jo se morëm ato që deshën, sepse kjo është ajo që i duhet vendit. Para integrimit të vendit nuk mund të zgjedhim diçka të tjetër, pasi është një kusht i hapjes së negociatave", tha Artur Roshi.

Edhe deputetja Fatjona Dhimitri tha se do ta miratojë marrëveshjen, me argumentin se kjo ndihmon vendin në procesin e integrimit.

“Nuk jam në kuvend për të bërë lojërat e Edi Ramës, jam në opozitë me Ramën. Unë besoj tek Evropa dhe nuk mund të bëhem pengesë për procesin e integrimit. Marrëveshja e arritur në 5 qershor është i vetmi kusht i plotësuar deri më tani. Do të votoj pro marrëveshjes që arritur në datë 5 qershor si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.”, tha Dhimitri.

Ndërkohë, Troplini pohoi se Shqipëria ka vetëm dy rrugë për të ndjekur, BE dhe SHBA.

“Marr përsipër që të flas në emër të Ballit Demokrat Kombëtar. Që është formuar që në diktaturë. Ne kemi mbijetuar dhe kemi shuar përtej detit. Strategjia drejt BE dhe SHBA, janë dy rrugës. Nëse ka debat mes opozitës dhe maxhorancës, çdo kush duhet të tolerojë diçka dhe të heq dorë nga diçka. Kjo është një nga pikat e BE dhe Bundestagut”, tha ai.

Deputeti Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari kanë deklaruar vazhdimisht se opozita parlamentare nuk do të votojë reformën pa lista të hapura. Por siç duket qëndrimi i opozitës ka ndryshuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore