Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Beteja e audiencës online/ Luljeta Bozo mposht Lulzim Bashën (SHIFRAT)

Beteja e audiencës online/ Luljeta Bozo mposht Lulzim Bashën (SHIFRAT)

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste e çelen fushatën në të njëjtën kohë, ndërsa takimet i ndau vetëm një bulevard.

Kryeministri Edi Rama mblodhi vetëm kandidatët për deputetë në sheshin Skënderbej, ndërsa Basha tentoi të tregonte "forcën", duke mbledhur qindra simptizantë tek sheshi "Nënë Tereza" në shkelje të rregullave kundër covid.

Por kush e fitoi betejën online?

Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme, PS ka trefishin e audiencës në krahasim me PD. Kandidatin për kryeministër, duket se e ka mundur edhe pensionistja Luljeta Bozo, e cila kandidon e para për PS në Tiranë.

Fotot tregojnë momentin kur po flisnin paralelisht, dhe rezulton se Bozo ka trefishin e audiencës se Bashës.

Gjithsesi, duhet thënë, se në shkelje të rregullave, një pjesë të audiencës, Basha e kishte në shesh. /Gazeta SHQIP

Beteja e audiencës online/ Luljeta Bozo mposht Lulzim Bashën (SHIFRAT)Beteja e audiencës online/ Luljeta Bozo mposht Lulzim Bashën (SHIFRAT)Beteja e audiencës online/ Luljeta Bozo mposht Lulzim Bashën (SHIFRAT)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore