Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Berisha zbulon pse nuk doli sot para Erdogan: Me Presidentin turk kam...

Berisha zbulon pse nuk doli sot para Erdogan: Me Presidentin turk kam...

Sali Berisha ka treguar arsyet se përse nuk ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai ka sqaruar, se mungesa e tij kishte të bënte me vizitën e Erdogan në tempullin e ligjeve.

Berisha ka thënë në një emision televiziv, se e respekton kombin turk, por ka kontradikta të hapura me Presidentin Erdogan, në vitet e fundit të qeverisjes së tij.

“Mungova sot sepse gjykova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në Parlament të presidentit të Turqisë, Erdogan.

Unë jam njeri që respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk, por unë kam patur kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë, ku nuk kam pranuar të ndjekë apo të votojnë në OKB rezulta që binin në kundërshtim, në vlerësimin tim, me qëndrimet që mbanin SHBA dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës. 

Rezoluta me të cilin u ndava me Erdogan ishte një përpjekje për të përjashtuar rolin e SHBA në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme. Ishte përpjekje për ta salduar edhe më tej atë krizë.”, u shpreh Berisha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore