
Berisha tregon të pathënat: Kur u zgjodha president komunistët shanin gruan time, ja me sa e gjeta arkën e shtetit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë ditën e sotmëe në Lezhë ku ka patur një takim me demokratërt.
Në 31 vjetorin e themelimit të PD-së në këtë qytet, Berisha ka ndërë me demokratët lezhjanë disa të vërteta që sipas tij nuk i kishte thënë më parë.
Berisha ka treguar se në kohën kur është zgjedhur Perisident, shihte rininë e cila rrinte rrugëve dhe e papunë. Ndërkohë që bashkëshortja e tij, Liria merrte të shara nga persona qe sipas tij ishin komunist.
“Ne jemi një parti e traditës, ne nuk heqim dorë nga tradita jonë, ne e respektojmë atë, ndaj dhe jemi mbështetës i partive konservatore, ne duam të projektojmë të ardhmen tonë më të mirë. Fillimet nuk kanë qenë të lehta për ata që themeluan PD-në në Lezhë dhe të gjithë Shqipërinë.
U zgjodha president në vitin 1992, jetoja në Brakë, çdo ditë kaloja nga shtëpia ime në presidencë përbri sheshit Skënderbej, sheshi ishte i mbushur nga djem dhe vajza të papunë, ndjeja gjithnjë një keqardhje të jashtëzakonshme. Bashkëshortja ime çdo ditë shkonte në dyqanet bosh, dhe merrte të sharat e komunistëve, paçka se vetë ata i kishin lënë të tilla.
Trashëguam një dekret që të gjithë atyre që largoheshin nga puna, ju jepte 80% të rrogës, arka e shtetit kishte gjithsej 4 milionë dollarë. U detyrova që të anuloja atë dekret, atë kohë ne kishim besimin te liria, dhe ndihma me grurë nga BE.
Megjithatë të dashur demokratë dhe demokrate, njësoj si ju që keni ardhur këtu, filluan të mbijnë përpjekjet e shqiptarëve të lirë, duke krijuar bizneset e vogla. Në ato vite shqiptarët nuk po largoheshin më, pasi kishte shpresë, edhe pse kishte shumë pak para në xhepa, kishte varfëri, papunësi, por kishte shpresë.
Të ardhurat u shtuan. Kjo na shërben për të thënë se ne sërish sot kemi shumë mungesa, demokratët janë më të ndëshkuarit, por janë njerëzit më të lirë të këtij vendi, vuajnë sot për punën, për shkollimin e fëmijëve, vuajnë për ilaçe, por janë burrat dhe gratë, djemtë e vajzat më të pasur në ideale.
Ata besojnë që do tia dalim, dhe do tia dalim. Ne kemi një armik shumë më të rrezikshëm se ai që kishim në atë kohë, ai ishte një diktator, ky i sotmi mendon se do të vazhdojë të shkelmojë mbi të drejtat e shqiptarëve, duke vijuar që të mbajë peng Lulzim Bravën.”- është shprehur Berisha./Gazeta Shqip

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >




Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >