Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Berisha tenton të rikthehet në krye të PD, që të mbrohet nga procedimi penal dhe Amerika"

"Berisha tenton të rikthehet në krye të PD, që të

Gjatë një interviste televizive mbrëmë, Sali Berisha la të hapur mundësinë për t'u rikthyer në krye të PD, edhe pse kjo parti do zgjedhë kryetarin e ri këtë të dielë.

Deklarata e Berishës vjen pasi u shpall "non grata" nga DASH dhe sipas Kreshnik Spahiut bëhet për t'u mbrojtur nga Amerika dhe nga dosjet që do hapen.

Përmes një reagimi në Facebook, Spahiu shkruan se kjo është e vetmja mënyrë që të mbrohet së shpejti nga akuzat dhe proçedimi penal, duke e shitur dhe përdorur si burg politik ndaj Kryetarit Opozitës

"Një muaj më parë deklarova në Top-Channel që Berisha do rikthehet kryetar i PD por shumë pak më besuan.

- kjo është e vetmja mënyrë që të mbrohet së shpejti nga akuzat dhe proçedimi penal, duke e shitur dhe përdorur si burg politik ndaj Kryetarit Opozitës

- kjo është arsyeja që e mban Lul Bashën si “shishe qumshti” për të mos i zën askush rradhën, por të rikthehet, duke i thënë Lulit: Ik pirdhu tani, ma lësho karrigen.
Me Bashën ka marrveshje dhe e largon me dorëheqje në çdo moment. Kjo është lëvizja e fundit për tu mbrojtur AMERIKA", shkruan Kreshnik Spahiu./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore