Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Nuk do të ndalemi deri sa...

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Nuk do të ndalemi deri

Në foltoren online me emigrantët që jetojnë e punojnë në SHBA, Sali Berisha është përballur me kërkesën për të rinisur protestat "e fuqishme për rrëzimin e Edi Ramës".

I gjendur përballë këtyre kërkesave, Berisha nuk e mohoi planin e nisjes së protestave dhe kjo duket se do të ndërmerret pas kuvendit të 11 dhjetorit.

"Edhe foltorja është një thirrje e fuqishme për protestë, në çdo foltore i rikujtoj shqiptarëve një thënie të pavdekshme të kancelarit të madh gjerman Helmut Kohl, ai u thoshte për gjermanët lindorë, që vinin në atë perëndimore, bashkatdhetarët e mi po votojnë me këmbët e tyre, nëse nuk votojmë me këmbët tona, ju garantojmë se nuk do të mund të votojmë me dorë. Në protesta të fuqishme nuk do ndalen, ato kanë vetëm një qëllim t'i hapim rrugëve shqiptarëve për të votuar të lirë", theksoi Berisha.

Sakaq është bërë e ditur se foltorja e radhës do të jetë më 8 dhjetor në Qytetin Studenti, pikërisht në vendin ku 30 vite më parë nisi lëvizja studentore për rrëzimin e regjimit komunist.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore