
Berisha paralajmëron protesta: Do të jenë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, tani ka përparësi...
Pas analizës që i bëri zgjedhjeve dhe “gjetjes së fajtorit” se votat e demokratëve janë vjedhur, Sali Berisha paralajmëron hapin e radhës: protesta të qëndrueshme.
“Ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme. Për këtë mund të më kritikojnë shqiptarët, por ajo do bëhet”, tha Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, por theksoi se fokusi për momentin është te mbrojtja e votës.
“Sigurisht që PD do të analizojë me hollësi dhe përgjegjësi të plotë të gjitha mangësitë e saj, por PD “do të qëndrojë krahas saj në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë shqiptarëve me bindjen më të thellë se me Edi Ramën, votim të lirë nuk ka në Shqipëri.
Tani ne jemi në një proces, e kam deklaruar para 2 muajsh. Mbrojtja e votës është një proces. Kemi objektiva të njohura, por na dalin edhe objektiva të panjohura. Kërkon analizë, durim, kërkon ekspertizë. Nuk po flas akoma për pjesën digjitale, se janë tre bashki. Por kërkon durim kjo! Kryesia e PD e miratoi plotësisht qëndrimin që fillimisht do të bëhet mbrojtja e votës”.
Analiza do bëhet pa asnjë diskutim, u shpreh ish-kryeministri.
“Do të bëhet në çdo aspekt dhe në përputhje të plotë me statutin. Por do bëhet në kohën që i volitet më shumë partisë dhe shoqërisë”.









Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Këmbimi valutor/ Euro në rënie si ASNJËHERË më parë, paundi në minimumin historik
Aktualitet




