Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Berisha kërcënon “të shuajë” PD? / Ish-Kryeministri e thotë përmes një fjale të urtë

Berisha kërcënon “të shuajë” PD? /

Duke cituar një fjalë të urtë popullore, Sali Berisha nënkuptoi në një takim me mbështetësit në qytetin e Fierit se ishte gati që “të shuajë” Partinë Demokratike.

“Ne kemi një fjalë të urtë, më mirë qiri i fikur, se sa qiri i fëlliqur”, tha ai.

Sipas Sali Berishës, Ambasadorja e SHBA në Tiranë i ka thënë Lulzim Bashës se ish-Kryeministri ishte në dijeni të dosjeve mbi të cilat Departamenti i Shtetit mori vendimin e shpalljes së tij “non grata”, por se nuk i besonte ato.

“Ambasadorja tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se ishte çudi që disa persona bënin si të habitur. Por, gjithashtu ambasadore i ke thënë Lulzim Bashës që Berisha e di që ne kemi dosje, por ai nuk i beson ato dosje. Nga e di që kam dosje? Sekretari e ka marrë vendimin nga raportet e qeverisë, nga raportet e organizatave joqeveritare, raporte korrupsioni që s’janë botuar kurrë. Sigurisht që ato janë dosje, por janë dosje të bazuara mbi shpifje dhe vetëm shpifje”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri u takua me mbështetësit e tij në Qarkun e Fierit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore