
“Berisha është i shenjtë”/ Dhuna në protestë, reagon Klevis Balliu: Djali i xhelatit dhe “horri” i nën urave të Parisit...
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar pas sulmit ndaj kryedemokratit, Sali Berisha nga 31 vjeçari, Gerti Shehu, gjatë protesës së sotme.
Sipas Balliut, organizatori i këtij sulmi është kryeministri Edi Rama, ndërkohë që shton se Sali Berisha është i shenjtë për demokratët.
“Rama, djali i xhelatit dhe horri i nën urave të Parisit, kurdisi aktin naziskin kundër liderit historik. Sot, në kupën e mbushur të Edi Ramës, u regjistrua edhe një akt naziskin kundër liderit historik Sali Berisha.
Kjo pjellë e nomeklaturës të fshehtë të rezidentit sovjetik Sofokli Lazi, si njeriu i marrë peng nga policia e fshehtë e një vendi ku tregtonte ikonat e vjedhura dhe njëkohësisht ushtronte profesionin më të vjetër të botës, u përpoq të frenonte protestë e opozitës, me shpresën e çmendur që të largonte Berishën nga udhëheqja e saj. Skizofreni pensionist Edi Rama, i tronditur nga leximi që do ti bënin mysafirët europiane, u verbua dhe nuk e përmbajti dot derdhjen e kapacitetit të vet kriminal. Askush që e njeh nuk habitet. Jeta e përnatshme e këtij njeriu dhe e përditshme lëviz përmes ngjarjesh të dhunshme kriminale të skeduara si cilësi të botës së krimit.
Ai zbuloj sot përpara ndërkombëtarëve që ka mashtruar, blerë apo korruptuar portretin e tij fashistoid. Që do të thotë se nuk pajtohet dot me njerëzit e lirë dhe lirinë e popullit. Ai duhet të harrojë totalisht se nuk do arrijë kurrë të prodhojë një Vanderlybe. Ai është autori, regjisori dhe producenti.
E ka kuotën e duhur të ligësisë dhe çmendurisë si dhe pasurinë e vjedhur, me të cilën shpreson se do të blejë mosndëshkimin e tij. Sali Berisha është një njeri i shenjtë për demokratët dhe është kjo cilësi e tij që do të rrisë dhe fuqizojë ortekun e lirisë që po vjen.
I bëj thirrje Ambasadës Amerika dhe Bashkimit Europian për një lexim serioz të karakterit dhe bëmave të këtij mafiozi serial, që rrezikon kombin shqiptar dhe projektet Euro-Atlantike”, thekeson Balliu.

Arrestohet në Kosovë vrasësi i Briken Sanajt te “Kodra e Diellit” (EMRI)
Historia e plotë >

Vidhte makinat e parkuara jashtë stadiumit, përfundon në pranga shqiptari
Historia e plotë >

Goditi makinën e prefektit dhe u largua, arrestohet shoferi në Korçë
Historia e plotë >


Po ju e dinit? Habit eksperti: Një vezë e zierë reziston deri në 30 ditë
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Zgjohet" Bordi i Transparencës dhe ndryshon sërish çmimet e karburantev...
Historia e plotë >
Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shef...
Historia e plotë >
Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja në vendin tonë? Këmbimi valutor 1 shkurt 2023

Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë/ Të gjithë mezi e prisnit, ja dita kur zbardhet nga bora Tirana
Aktualitet

Arrestohet në Kosovë vrasësi i Briken Sanajt te “Kodra e Diellit” (EMRI)
Historia e plotë >

Vidhte makinat e parkuara jashtë stadiumit, përfundon në pranga shqiptari
Historia e plotë >
